Meta: Buxheti i 2021 nuk parashikon rritje pensionesh

Presidenti Ilir Meta tregoi një tjetër arsye se pse e ktheu buxhetin e shtetit për vitin 2021.

Meta thekson se sipas tij buxheti i 2021-shit nuk planifikon rritje pagash as për administratën publike dhe as pensionistëve, por vetëm për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë.

‘Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën publike, përveç arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë.

Buxheti 2021 nuk planifikon rritje reale te pensioneve por vetëm indeksim të tyre në masën 2.5%’, shkruan Meta.