Plagosi një pjesëtar të familjes/ Arrestohet futbollisti i Ajax, rrezikon 4 vjet burg

Quincy Promes në telashe. Nëse gjithçka duket se po shkon më së miri në karrierën futbollistike, jeta e tij jashtë fushës së lojës është e trazuar. Sipas raportimeve të “Telegraaf” , futbollisti holandez u arrestua nga policia Batavian këtë të dielë dhe përfundoi në paraburgim, pasi dyshohet për plagosje dhe dhunë në familje.

Korrikun e kaluar, 28-vjeçari dyshohet se gjatë një feste, ka qëlluar me thikë një anëtar të familjes.

Sulmuesi i Ajax i ka shkaktuar, dëmtime shumë serioze në gju familjarit të tij, por, sipas dëshmitarëve, për fat të mirë pa pasoja për jetën. Nëse vëretohen akuzat, Promes rrezikon katër vjet burg.