Arsenal armësh/ Policia arreston 37 vjeçarin me granata, armë dhe…

Një 37 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Krujës, pasi u kap me armë gjahu dhe granata.

Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale D. D., u prangos pas informacioneve në rrugëve operative.

Njoftimi:

Goditet  një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata, 2 ndezësa, armë e ftohtë si dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontrroll në një banesë në Krujë dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata dhe 2 ndezësa, municion luftarak si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.