E pabesueshme/ Shtëpia e Paolo Rossi-t u grabit gjatë varrimit të tij

Teksa Italia mbante zi për vdekjen e legjendës së futbollit Paolo Rossi, në ditën e tij të varrimit, hajdutët përfituan nga mungesa e familjes për të hyrë dhe për të plaçkitur shtëpinë e tij në komunën Bucine (Arezzo, Toskana), raportojnë mediat lokale. Grabitësit kanë arritur të marrin disa prej bizhuterive që ndodheshin në vilën ku jetonte Rossi.

Kush mund ta priste se gjatë një momenti kaq të trishtë, dikush të mendonte të bënte një gjest kaq të shëmtuar.

Për fat të mirë, objektet më të çmuara në lidhje me karrierën e ish-kampionit të botës nuk u vodhën. Konfirmimi i vjen dhe nga gruaja e Paolo-s, Federica Cappelletti: “Po, është e vërtetë. Por më falni, nuk kam as forcë të flas. Vdekja e Paolos nuk ishte e mjaftueshme, stresi i këtyre ditëve rraskapitëse nuk ishte i mjaftueshëm, dhimbja e të gjithë neve nuk ishte e mjaftueshme. Ata donin ta baltosnin Paolo-n edhe në ditën kur e gjithë Italia qau për të, ” u shpreh Frederica.

Mësohet se hajdutët ishin futur nga një dritare, teksa përveç disa sendeve me vlerë, ata kishim marrë dhe 100 euro.