Ekzekutohet gazetari në Iran

Irani ka vendosur për ekzekutimin e gazetarit disident Ruhollah Zam, mbi akuzat e se ka kundërshtuar ligjin duke frymëzuar protesta mbarëkombëtare në vitin 2017.

Lajmi për ekzekutimin e tij është bërë i ditur nga ISNA, e cila lajmëroi se ngjarja ka ndodhur në 12 dhjetor, ku Zam u var.

Ky vendim ngjalli zemërata të mëdha në rradhët e aktivistërve, ndërkohë që gazetari u var vetëm disa ditë pasi Gjykata e Lartë iraniane mbështeti dënimin e tij me vdekje.

Në fakt nga an proceduriale, Zam, 47 vjeç është dënuar nën akuzën e “korrupsionit” një akuzë që shpesh përdoret në çështjet e spiunazhit ose përpjekjet për të përmbysur qeverinë e Iranit.

Zam përgjatë protestave të 2017, kishte shpërndarë në median e tij online mesazhe nga “Telegram” me të dhëna të turpshme lidhur me zyrtarët që sfidonin drejtpërdrejt teokracinë shiite iraniane. Si pasojë protestat popullore morën një drejtim më të dhunshëm në fund të vitit.

Këto protesta fillimisht u aktivizuar pas rritjes së çmimit të ushqimeve. Shumë thonë se kundërshtarët e Presidentit iranian Hassan Rouhani i nxitën demonstratat e para në qytetin konservator Mashbad në veri të Iranit, në përpjekje për të shprehur zemërimin publik ndaj presidentit. Por ndërsa protestat u përhapën nga një qytet në tjetrin, reagimi u kthye kundër të gjithë klasës sunduese.

Thirrjet që “i hapnin luftë” drejtpërdrejt Rouhanin gjendeshin lehtësisht  në videot e shpërndara në internet nga Zam. Po ashtu edhe kanali i gazetarit Zam shërbeu si vend organizimi për protestat.

“Telegram” një aplikacion komunikimi u mbyll për shkak të ankesave nga qeveria iraniane po përhapte të dhëna se si prodhohen bombat me benzen.

Gjatë protestave të vitit 2017 rreth 5 mijë njerëz u arrestuan dhe 25 u vranë. Sakaq nuk dihet asnjë hollësi në ligje me të gjithë procesin e arrestimit dhe ekzekutimit të Ruhollah Zam.