VIDEO/ Florian Marku një ‘bishë’ i vërtetë, shikoni si i fluturojnë protezat kundërshtarit

Florian Marku nuk ka marrë më shumë se një barazim ndaj britanikut, Jamie Steëart.

Boksieri u shfaq si një shqiptar i vërtetë pasi në kokë mbante një qeleshe me simbolet kuqezi. Ndeshja zgjati tetë raunde ndërsa rezultati përfundimtar 76:76.

Florian Marku është shprehur i zemëruar dhe i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve duke thënë se janë duke ia shkatërruar karrierën.

Megjithatë, Marku e kishte iniciativën duke dhënë disa goditje shumë të forta e madje duke e rrëzuar kundërshtarin një herë në raundin e dytë. Në videon më poshtë mund të shikoni goditjen e fuqishme të Markut ndërsa proteza mbrojtëse e boksierit fluturon jashtë ringut: