Tirana digjej, Balluku…./ Ekonomisti publikon dy fotot: Dhe thonë pse populli është i revoltuar

Tirana digjej, Balluku…./ Ekonomisti publikon dy fotot: Dhe thonë pse populli është i revoltuar

Tenderi për tunelin e Llogarasë, ekonomistit nxjerr fotot: Këtu janë dy Shqipëritë në një ekran dhe pastaj pyesin pse populli është i revoltuar!

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zgjedhur pikërisht momentin kur në Tiranë protestohet, për të prezantuar hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Një detaj i tillë është risjellë në vëmendje edhe nga ekonomisti Pano Soko i cili shkruan se këto janë dy Shqipëritë në një ekran.

Postimi i plotë: Shikojeni me kujdes këtë foto. Këtu janë dy Shqipëritë në një ekran.

Shqipëria e parë, është ajo e konçesionit të tunelit të Llogarasë, që do t’i shtohet gjerdanit të konçesioneve në këto kohë pandemie, kur vendet e punës po mbyllen, kur lekët kanë mbaruar dhe shteti i ka lënë njerëzit me gisht në gojë, as ndihmë, asgjë.

Dhe Shqipëria e dytë e atyre që do të paguajnë për konçesionin e tunelit të Llogarasë, dhe do të paguajnë në këto kohë pandemie, kur vendet e punës po mbyllen, kur lekët kanë mbaruar dhe shteti i ka lënë njerëzit me gisht në gojë.

Të parët do ta përdorin tunelin, të dytët thjesht do ta paguajnë. Kalimi aty do të jetë me pagesë. Të parët ia dalin ta paguajnë kalimin, të dytët jo.

Dhe ironia qëndron në momentin kur këta të parët pyesin të habitur:

“Ore ça kanë këta të dytët që janë kaq të zemëruar, kaq të revoltuar dhe po çohen e prishin e shkatërrojnë? Ne s’kemi bërë ndonjë gjë të keqe. Duhet t’i kenë paguar për ta bërë, se s’kanë asnjë arsye pse të revoltohen. Nuk shpjegohet ndryshe..” Këta s’kanë kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që po ndodh…