Paqe në ‘Old Trafford’, barazojnë Man United dhe Man City

Është mbyllur në paqe derbi i Manchesterit.

“Djajtë e Kuq” nuk morën më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Manchester Cityt në “Old Traford” në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Ndeshja nuk pati shumë raste në pjesën e parë. Analisti i ‘SkySports’, Roy Keane, kritikoi ekipet ku tha se nuk kishte parë kurrë një derbi të kishte kaq shumë përqafime dhe biseda në mes lojtarëve.

“Ata duhej të luanin në fushë, në vend se të përqafoheshin, të lutem, ky nuk është derbi”, tha Keane me ironi.

Manchester United qëndron në pozicionin e tetë me 20 pikë, ndërsa Manchester City renditet në vendin e 9-të me pikë t njëjta.