Arjan Konomi kujton Adelajda Xhamanin, përlotet në emision

Analisti i njohur, Arjan Konomi është emocionuar në studion e “Shiko kush Luan”, pasi ka kujtuar Adelajda Xhamanin, ish-banoren e “Big Brother”, që u nda nga jeta disa vite më parë.

Konomi u pyet se cilin personazh të “Big Brother” ndër vite vlerësonte më shumë, ai nuk i mbajti lotët pasi përmendi emrin e Adelajdës.

“Adelajda ishte një personazh shumë i dashur edhe nga publiku shqiptar. Kjo është jeta dhe në jetë duhet Të përpiqemi të luftojmë.

Kështu ishte dhe Adela, doli nga një realitet i zymtë dhe pa e vrarë mendjen për ata që thonin njerëzit. Jeta është e shkurtër dhe është shumë bukur për ta jetuar dhe ta jetojmë siç e ndjejmë”, tha Arjani.