VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares shënon supergol nga goditja e dënimit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristi Qose ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit.

Ky ishte goli i tretë për 25-vjeçarin në kampionatin çek, ndërsa skuadra e tij Karvina arriti të barazojë 1-1 në transfertë ndaj Ceske Budejovicës.

Karvina në 11 javë kampionat ka arritur të sigurojë 16 pikë duke u renditur në vendin e 7.