‘Lirohet nga burgu trioja fantastike’/ Kreu FRPD: Rinia nuk ndalet! Demokracia nuk negociohet!

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas lirimi nga burgu të tre të rinjve protestues, Vilson Kulemani, Robert Poshnjari dhe Altin Koçi, duke I quajtur ‘trioja fantastike’.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi i ka drejtuar një mesazh të rinjve, duke theksuar se beteja për Shqipëri demokratike vazhdon dhe Demokracia nuk negociohet.

Postim i plotë i Belind Këlliçit:

Sot u liruan nga burgu trioja fantastike Vilson Kulemani, Robert Poshnjari dhe Altin Koçi. Faleminderit djemve për durimin dhe shembullin qytetar! Beteja e të rinjve për Shqipëri demokratike vazhdon. Të rinjtë e nisën këtë protestë dhe do ta vazhdojnë me të gjithë, pa dallim bindjesh e ideje. Rinia nuk ndalet.

Demokracia nuk negociohet!

FRPD energji e pashtershme rinore për Shqipërinë ????????

#dekadaerinise