‘Duam punë, duam atdhe’/ Mijëra të rinj organizohen për të dalë sonte në protestë në Tiranë

Edhe sonte të rinjtë kanë vendosur të dalin para kryeministrisë. Mijëra të rinjë, të papunë si dhe gjimnazistë e student priten që të dalin në protestë.

Ata sonte kanë parulla të cilat dënojnë dhunën e policisë, vrasjen si dhe kërkojnë jetë me të mirë në Atdhe.

Nga ana e saj policia ka vendosur të jetë e dhunshme si në dy netët e fundit.

Janë mobilizuar qindra e qindra forca policie. Autoblindat dhe makinat ujëhedhëse janë në gadishmeri në Tiranë.

Ndërkohë të rinjtë në rrjetet sociale kërkojnë tashmë largimin e kryeministrit.

Mes parullave të të rinjve shkruhet; “Pse qeveritarët kanë vila e vjedhin, kurse ne nuk kemi punë për të jetuar?, “Të ikë Edi Rama”, ” Mafia ka zaptuar vendin”, “Duam të punojmë e jetojmë në Atdhe”.