‘Ti ke protestuar, nuk ke vrarë njeri’/ Stresi në arrati, kërkon mbështetjen e të atit për protestën
Reperi i njohur dhe një ndër personazhet publik në krye të protestës për Klodian Rashën ka qenë, Arkimed Lushaj, i cili njihet si ‘Stresi’.
Stresi ka kërkuar drejtësi për humbjen e 25- vjeçarit i cili u vra nga efektivi i policisë më 8 dhjetor.
Në rrjetet e tij sociale, ai ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij t’i bashkohen protestës.
Ai u shpall dhe në kërkim nga policia, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluar reperin që ti shkojë deri në fund drejtësisë për Klodianin.
Në InsaStory stresi ka publikuar një bisedë me të atin, Sali Lushajn, të cilit i kërkon përkrahje për protestën.
“Unë du përkrahjen tënde”– shkruan Stres
“As nuk bëhet fjalë, ti ke protestu e nuk ke vra njeri.”– i’a kthen i ati.