Po mendohet shkëmbimi i bujshëm/ Xhaka tek Interi, Erikseni në Londër

Christian Eriksen do të largohet nga Interi gjatë merkatos së janarit.

Nga Arsenali tek Interi mund të shkojë mesfushori Granit Xhaka, ndërsa Erikseni mund të marrë rrugën sërish për në Londër.

Mesfushori nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes dhe për këtë arsye nuk ka pasur minuta të madha nën drejtimin e italianit.

“Tuttosport” shkruan se nuk ka asnjë shans që danezi të qëndrojë te “nerazzurrët”. Ka shumë opsione për të, nga shitja për të paktën 30 milionë euro e deri tek një marrëveshje si huazim apo shkëmbim me ndonjë lojtar të ndonjë klubi tjetër.

PSG-ja e mendon shkëmbimin e tij me mesfushorin Leandro Paredes, ndërsa Bayern Munichu mund ta shkëmbejë atë me Corentin Tolisson.