Fitoi betejën me Covid-19, Imzot Frendo nga Bari: Ju falënderoj të gjithëve!

George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë është deklaruar i shëruar totalisht nga virusi.

Imzot Frendo kaloi 42 ditë pasi doli pozitiv me COVID-19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, të shtunën 12 dhjetor 2020, Mons.

Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur” – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku ndodhet aktualisht.