Operacion anti-kanabis në Krujë, arrestohen 12 persona, shpallen 2 në kërkim/ EMRAT

Policia e Shtetit njoftoi se kreu operacionin e koduar “Koordinimi“ kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Policia e Durrësit, e Krujës dhe RENEA dhe  SHÇBA në Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

U ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg ndaj 10 personave, u shpallën në kërkim 3 të tjerë.  Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë.

U gjetën: pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të Policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Policia  tha se ekzekutoi urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

Hasan Kroje, Glodjan Kroji, Leonard Kroji, Nazmi Maloku, Ymer Maloku, Ervin Leka, Sajmir Zaja, Avni Ferra,.Haxhi Mema,.Saba Sallaku,.banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: Blerim Duma, 30 vjeç, Ilir Kroje, 49 vjeç dhe Leonard Dema, 20 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Glodjan Zaja, 33 vjeç, banues në fshatin Vrijon, Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim dhe për Altin Kroji, 39 vjeç, banues në fshatin Virjon Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municioneve”, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.