Barbaria e Ramës me gaz lotsjellës/ Ja pse nuk përdoret as në luftë

U bë tre ditë që Tirana në mbrëmje zbardhet nga gazi lotsjellës. Forcat e rendit e hedhin atë në mënyrë të pakursyer, duke helmuar mijëra protestues dhe qytetarë të tjerë të rastësishëm.

Por ky është një helm me pasoja të rënda që nuk lejohet të përdoret as në luftë.

Nëse Edi Rama do e hidhte gazin lotsjellës në një betejë, sipas Konventës së Armëve Kimike të vitit 1993, ai do arrestohej për krime lufte.

Që kur gazi lotsjellës nisi të përdorej në Luftën e Parë Botërore për të nxjerrë ushtarët nga transhetë dhe deri ditën e sotme, ka pasur një përpjekje për të fshehur natyrën e vërtetë të kësaj lënde kimike. Disa herë madje nuk përdoret fjala ‘gaz’, por ‘tymuese’.

Njerëzit e kanë humbur ndjeshmërinë kaq shumë në këtë pikë, sa harrojnë se bëhet fjalë për një armë kimike.

Që kur gazi u përdor nga Hitleri, studim pas studimi tregojnë se dëmi më i madh i tij nuk është ai në terma afatshkurtër.

Sipas studiueses Anna Feigenbaum, e cila ka bërë një libër me të dhëna të detajuara për gazin lotsjellës, kjo lëndë kimike po provohet që sjell dëme të rënda në shëndet, duke nisur që nga problemet me zemrën e deri tek rreziku i shtuar ndjeshëm për sëmundjet e kancerit.

Jo vetëm kaq, por Anna Feigenbaum e quan gazin lotsjellës si agjent në shtypjen e proceseve demokratike. Feigenbaum thotë se gazi lotsjellës i bën dëm demokracisë si proces.