David Alaba, gjithnjë e më pranë Real Madrid

Me shumë mundësi e ardhmja e David Alaba-s është larg Bayern Munich. Afati i dhënë nga mbrojtësi austriak për ekipin bavarez për të arritur një marrëveshje përfundoi më 1 dhjetor dhe mes palëve nuk u gjet gjuha e përbashkët.

Kontrata e 28 vjeçarit me klubin e Bayern skadon në qershor të vitit të ardhshëm, mirëpo ai me shumë gjasa do të largohet që në merkaton e janarit nga klubi gjerman. Sipas “Marca-s” drejtuesit e klubit madrilen mezi po presin datën 1 janar 2021 për të filluar negociata për transferimin e David Alaba-s.

Gjithashtu, edhe PSG-ja ka hyrë në garë për shërbimet e tij, por lojtari austriak preferon më shumë kalimin në La Liga.