Arrestimi i kryeredaktorit të ‘Koha Jonë’/ Vokshi: Rama nxori fytyrën e diktatorit

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka dwnuar arrestimin nga policia tw kryeredaktorit tw Koha Jonw, Qamil Xhani.

‘Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj.

Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues.

Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga New Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara.

Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë.

Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!’