‘Jemi para një diktature që vret...’/ Shqiptarët e Suedisë protestë para ambasadës: Rama Ik

Protesta e të rinjve zgjerohet edhe sot jashtë kufijve, ku në Suedi, disa shqiptarë kanë ndezur qirinj para ambasadës shqiptare me inicialet e Klodian Rashës.

“Drejtësi për Klodianin, Rama ik” është thirrja e protestës simbol. Ervin Dushi, ish gazetari tha se se vrasja e Klodianit e çoi vendin 30 vjet mbrapa, aty ku prindërit tanë dolën në rrugë dhe protestuan për të shembur diktaturën.

“Sot jemi në gjurmët e një diktature të re. Kjo është një diktaturë që vret. Prandaj duhet të çohemi për të kërkuar asgjë më shumë, asgjë më pak drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi për Klodian Rashën, drejtësi për shqiptarët.”- tha Ervin Dushi, në emër të protestuesve para ambasadës shqiptare në Suedi.