Protestuesit zhvendosen për te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Protestuesit nisen për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 

Ndërsa vijojnë rrugëtimin e tyre qytetarët kanë thyer dhe goditur sende të tjera në rrugë. Po ashtu edhe autoboti më ujë është nisur në drejtim të tyre.

Të rinjtë të shumtë në numër nën thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, janë në lëvizje të vazhdueshme dhe po shkatërrojnë gjithçka që u del përpara.

Gjatë zhvendosjes së tyre ata kanë filluar të dëmtojnë dhe bizneset anas rrugës në Unazën e Tiranës.

Kujtojmë se dy ditët e fundit protesta të dhunshme kanë përfshirë kryeqytetin si shprehje e revoltës ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Protesta e të martës u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli sulmimin e institucioneve më të rëndësishme në vend