Frika nga protestat, Rama po tenton ti politizojë, akuza opozitës

Kur protestohet në dhjetor, Edi Ramën e kap frika nga protestat.

Ashtu siç ndodhi me studentët, për të cilët ai lëshoi Lindita Nikollën, këtë herë Rama lëshoi Sandër Lleshin.

E ashtu siç bën rëndom, Rama siç tentoi të politizonte protestën e studentëve, tani po tenton të politizojë protestën e mijëra të rinjve shqiptarë.

Pasi bërë shoping në SHBA, Rama ka vendosur ti kthehet politikës së ditës, duke tentuar që protestën kundër tij ta politizojë, sikur po organizohet nga opozita.

Ja çfarë shkruan sot në Twitter:

Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!

S'kanë më njësi komunale për të mbushur autobusë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s'i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s'ka rend, s'ka siguri, s'ka shtet.

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, ministri i brendshëm jep dorëheqjen (edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!