Policia i bastisë dasmën, nusja shpërthen në lot

Ekipet e policisë në Bursa ( Turqi) janë njoftuar se një martesë po mbahet në një sallë në Yigitler, në kundërshtim me masat e marra anti-covid.

Kur panë që policia po vinte disa nga të ftuarit shkuan në katin e sipërm të sallës së dasmës dhe donin të fshiheshin.

Ekipet shkuan dhomë më dhomë dhe gjetën njerëzit që ishin fshehur.

Nga ana tjetër disa mysafirë deklaruan se përgjegjësia u takon pronarëve të biznesit dhe dasmave dhe kërkuan që të mos gjobiten.

Policia gjobiti 25 persona, duke përfshirë nusen dhe dhëndrin dhe operatorin e sallonit, në një total prej 78 mijë e 750 TL.

Gjatë bastisjes, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj po mundoheshin ta ngushëllonin atë.