Ndërron jetë aktorja legjendare e 'Carry On'

Vdekja e Dame Barbara Windsor ka shënuar një moment të hidhur për Britanikët.

Ata nuk i vonuan homazhet  për të kujtuar aktoren ikonike të Carrie On dhe EastEnders, e cila vdiq natën e kaluar në moshën 83-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen Alzheimer.

Miq, bashkë-yje, aktorë, politikanë dhe shumë fansa te saj janë mbledhur këtë mëngjes në homazhet e Dame, karriera e së cilës në showbiz, zgjati më shumë se 60 vjet. 

Burri i saj Scott Mitchell, njoftoi vdekjen e saj sot herët, duke thënë se, ‘shoqja ime më e mirë i shpirtit' ndërroi jetë paqësisht në një shtëpi për kujdesin të moshuarve në Londër në orën 20:35 pasdite.

Ai tha, se javët e fundit të gruas së tij ishin 'tipike se si ajo e jetoi jetën e saj' dhe ishin 'plot humor, drama dhe luftë deri në fund'.

Aktorja, e cila u bë 'Dame' në 2016, njoftoi se vuante nga Alzheimer në 2018, pasi ishte diagnostikuar katër vjet më parë.

 Ajo u zhvendos në një shtëpi kujdesi në korrik të këtij viti.