Holanda dëbon dy diplomat rusë

Autoritetet holandeze vendosën të dëbojnë nga vendi dy diplomatë rusë, nën akuzën e spiunazhit në sektorin e teknologjisë së lartë, pas informacioneve të mbledhura nga shërbimet sekrete.

Në njoftimin e AIVD, mësohet se një nga diplomatët rus, që punonte për agjencinë e inteligjencës SVR, ishte angazhuar për spiunazh në fushën e teknologjisë dhe shkencës.

“Diplomati kishte vendosur kontakte me njerëz që ishin në dijeni të informacioneve shumë me vlerë në sektorin e teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Holanda merr masa ndaj diplomatëve rus. Në vitin 2018 autoritetet parandaluan një sulm kibernetik të agjentëve rus në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.