Çollaku: Dosja për Bandën e Durrësit ishte gati më 21 tetor, Rama e përdori ditën e vrasjes së Klodianit

Gazetari Basir Çollaku foli në ‘Çim Peka Live edhe arrestimet nga SPAK, të cilët çuditërisht dolën ditën që Klodian Rasha, u vra nga Policia. Sipas Çollakut, jo rastësisht këto arrestime u publikuan atë ditë.

‘Ka qenë një lajm i publikuar ditën e vrasjes nga drejtoria e policisë.

Nga materiali i Prokuorisë dhe Gjykatës shikoj që dëshmia e të penduarit për grupin kriminal, është një dëshmi të tija e para 15 vitesh.

Unë po ju them se dosja ndaj personave të këtij geupi kriminal ka nisur që më 21 tetor dhe që nga datë 16 nëntor ka qenë e gatshme.

Thjesht SPAK e përdori në një ditë halli për qeverinë.’