‘Luftë guerrile’ në Tiranë/ Protestuesit i drejtohen Zogut të Zi

Që perj fillimit të saj në orën 18:00, protesta në Tiranë po zhvillohet në të gjitha anët e qytetit, ku të rinj të revoltuar po thyejnë dhe shkatërrojnë institucionet publike dhe gjithçka që i del përpara.

Një pjesë e protestuesve i është drejtuar rrugës së Durrësit, ku po aludohet se turma e të rinjve po shkon drejt Zogut të zi.

Protestuesit i kanë vënë flakën koshave të plehrave, si dhe kanë rrëzuar sinjalistikën rrugore në rrugët kryesore të Tiranës.

Ndërkohë nuk përjashtohet dhe mundësia që këta të rinj të drejtohen drejt banesës së të ndjerit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie.