VIDEO/ Budina shpërthen në lot para policëve: Hiqini armët, tregoni se jeni qytetarë

Regjisori i njohur Robert Budina mes britmave dhe zërit që i ngashërehej ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe sjelljes së saj.

Në prani të kamerave ai i është drejtuar policëve që qëndronin para tij, se këta të fundit e kishin shtyrë, ndërsa ai tha se nuk mund të silleshin kështu me një intelektual.

“Kam që në ‘90 që rri në rrugë. Ça i kemi bërë ne këtyre njerëzve?! Më shihni të armatosur?! Si mund të vijë polici dhe të më thotë ‘ik’?! A keni vëllezër? Motra? Prej jush e kam çuar fëmijën jashtë shtetit se nuk jeton dot këtu".

"Ça turpi jeni! Ku i keni armët? Si më shtyni mo?! Ku e gjeni kurajon?! Hiqe atë armë dhe trego se je qytetar. T’ju vijë turp. S’mund të gjuani. Ju na nxirrni dhe na detyroni që të kthehemi në dhunues. Hedhin gaz”, -tha Budina.