Shqipëria ngrihet në protestë/ Bllokohet superstrada Lezhë-Tiranë

Protesta e zhvilluar në Tiranë për të kërkuar të drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka gjetur mbështetje të madhe edhe në rrethe.

Në shenje indinjate ndaj vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha qytetarët e Mamurrasit kanë ndezur qirinj para stacionit policor në Mamurras, ndërsa kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rënë.

Edhe të rinjtë e Vlorës janë ngritur në protestë, për vrasjen e Klodian Rashës.

Qytetarët e Lezhës, të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar superstradën në drejtim të Shkodrës dhe Tiranës.

Protesta janë zhvilluar edhe në Berat dhe qytete të tjera.