Revoltë në profilin e Lleshaj/ Ish-ministri poston fjalimin e lamtumirës, komentuesit nuk i lënë gjë pa thënë

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si ministri i tretë i Brendshëm që shkarkohet në dy mandate qeverisëse nga Rama.

Ndërsa ka shkruar një monolog të gjatë në profilin e tij në facebook, ku shkruan ‘të gëzohen ata që smë duan, dhe hidhërohen ata që më duan’, Lleshaj është përballuar edhe njëherë me revoltën e komentuesve.

Këta të fundit kanë lëshuar ndaj tashmë ish- ministrit fyerje nga të më shumta, duke përmbytur postimin e tij. Ndërkohë që revolta vazhdon edhe në Tiranë, ku të rinjtë vazhdojnë përplasjen me policinë.