Lleshaj jep dorëheqje të parevokueshme, Rama: Faleminderit për burrërinë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë.

Me një mesazh të gjatë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që e paralajmëroi dhe tha se i kishte dorëzuar dorëheqjen, Lleshaj deklaron se tani ‘është momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme’.

Ai thotë se po largohet për t’i hapur rrugë një modeli tjetër.

Mesazhi i tij u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama.

"RESPEKT e FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër," shkruan Rama.