'Nuk kemi nevojë për Haaland-in, pasi kemi Lewandowski'

Sulmuesi, Erling Haaland ka zhvilluara paraqitje fantastike me fanellën e Borussia Dormund. Në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon me skuadrën gjermane, 20 vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Në mediat gjermane, por jo vetëm, përflitej për një interesim të Bayern Munich për talentin norvegjez.

Mirëpo, në lidhje me këte temë ka folur edhe drejtori i përgjithshëm i bavarezëve, Karl Hainze Rummenigge, i cili mohoi kategorikisht këto zëra.

Në një intervistë të gjatë për Tuttosport ai tha: “Nuk kemi nevojë për Haaland-in, pasi kemi Lewandowski, por ai është një bishë, shënon shumë gola dhe e meritoi çmimin Golden Boy.

 Ndërkohë, Lewandowski ishte më i miri nga të gjithë në vitin 2020. Ai shënoi shumë gola dhe fitoi pesë trofe. Ishte e pamundur të bëje më mirë se ai,” tha Rummenigge.