‘Drejtësi për Klodianin’/ Vajza e Niko Peleshit në protestës: Mua më mbron mbiemri, po të tjerët?

Protestës për vrasjen e Klodian Rashas i është bashkuar edhe vajza e Niko Peleshit.

Aleksia ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit, i cili u qëllua nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se ndodhet në protestë.

“Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre. Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo une. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjere, kush i mbron?

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi per kete ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo eshte nje ngjarje e vecuar qe nuk perfaqeson gjithe policine. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, ka shkruar ajo.