VIDEO/ Rama mban monologun e mbrojtjes së Lleshaj, në Tiranë të rinjtë dalin në protestë

Ndërkohë që kryeministri Rama po mban monologun e tij të ndjesës ndaj familjes Rasha që humbi djalin e saj Klodianin që u vra nga policia, në Tiranë të rinjtë janë mbledhur sërish në protestë. Ashtu si edhe mbrëmë ata janë grumbulluar pranë Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për Klodianin dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.