Beteja e rrezikshme me Covid-19, reperi i njohur shfaqet për herë të parë

Reperi i njohur, Jeremih është shfaqur për herë të parë, pasi mposhti virusin Covid-19.

33-vjeçari, ka qenë i shtruar në spital dhe ishte në gjendje kritike me koronavirus, shkruajnë mediat e huaja.

Tani duket se gjendja e tij është përmirësuar. Kjo vihet re në disa fotografi të postuara në llogarinë e tij në Instagram.

Ylli i hip-hopit publikoi dy imazhe në Instagram të mërkurën, njëra prej të cilave e shfaqte veten të shtrirë në një fustan spitali me një fashë në qafë.

Ndërsa foton e dytë, Jeremih duket se po i rregullonte flokët.