Kartolina mbretërore, pa Princë Harry-n dhe Dukeshën Meghan Markle

Familja mbretërore britanike ka sjellë këtë vit një portret familjar, ku në sy bie edhe distancimi social.

 

Mbretëresha Elizabeth mblodhi familjen e saj për të realizuar kartolinën e fundvitit.

 

Duke marrë parasysh sa i vështirë qe ky vit si pasojë e pandemisë, vetëm një foto e tillë do bënte sens për ta mbyllur me një mesazh të qartë.

 

Në kartolinën e familjes mbretërore vihet re mungesa e Duka Harry dhe Dukesha Meghan Markle.

 

Ata janë larguar prej kohësh nga pallati mbretëror dhe kanë nisur një jetë të thjesht larg familjes mbretërore.

 

Dukesha Kate, u shfaq me një pallto jeshile të errët, krah bashkëshortit të saj, Princ William.

 

Ndërsa mbretëresha u shfaq e veshur me pallto të kuqe dhe kapele po në të njëjtën ngjyrë.