VIDEO/ U ekzekutuan, ja vendi ku ishin hedhur trupat e dy vëllezërve

Dy vëllezër, 33 dhe 31-vjeçarë nga Pogradeci, janë gjetur të vrarë me armë zjarri, rreth orës 11:50 në fshatin Zvrinë, midis Pogradecit dhe Maliqit. 

Trupat e tyre janë gjetur në zonën e quajtur “Kisha e Vogël”.

Bëhet fjalë për Andrea dhe Martin Olldashin, dy persona që rezultojnë me precedentë penalë.

Ata ishin vrarë dhe më pas hedhur në një kanal, duke mos u dalluar me lehtësi.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur trupat e pajetë të vëllezërve.

Andrea Olldashi ka qenë disa herë me burg për vjedhje, kryesisht banesash. Sipas denoncimit të familjarëve, prej 2 ditësh vëllezërit nuk ktheheshin në banesën e tyre.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.