Edi Ramën nuk e dëgjon më askush sepse ai është thjesht një mashtrues

Nga Petrit Vasili/

Edi Rama që qepi gojen, tani le të flasë me veten, se nuk perfaqson më askënd !

Sot ne Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Shqipëria përballet me masakrimin e të drejtave të njeriut, që arriti kulmin me vrasjen e Klodian Rashës në mënyrë banditeske nga policia.

Edi Rama heshti dhe kjo kuptohet, se është pjesë dhe pergjegjës për krimin shtetëror ndaj edhe mbylli gojën.

Çdo fjalë me tutje e Edi Ramës është thjesht konfirmim i akuzes për krim shteror.

Krimi flet vetë dhe shqiptarët, s'janë budallenj që të dënjojnë genjeshtrat idiote të Edi Ramës dhe ministrit të tij të brendshëm.

Vrasin dhe vazhdojnë të rrinë në karrige këta horra, që kanë bërë deklarata e fjalime për të tjerët, ndersa sot për karrigen e tyre i harruan demagogjitë erëqelbura.

SPAK duhet të ngrihej në këmbë dhe ti jepte përgjigje ketij krimi të tmerrshem dhe të çonte banditët e qeverisë e të policisë në bankën e të akuzuarve, çdo sekondë që shkon është akuzë edhe për të.

Edi Ramen nuk e dëgjon më asnjë, askush sepse ai thjesht një mashtrues.