Konkurrenti i 'The Voice' bën dedikimin prekës për familjen e tij/ Shpërthen në lot John Legend

John Legend është emocionuar shumë nga performance e konkurrentit të "The Voice".

41-vjeçari, aktualisht po shërben si juri në "The Voice" dhe u përlot në episodin e së hënës, kur një nga konkurrentët i kushtoi performancën e tij familjes së këngëtarit, pas një humbjeje tragjike të kohëve të fundit.

Legend dhe gruaja e tij, Chrissy Teigen, ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë, por e humbën atë për shkak të disa komplikacioneve që Chrissy kishte, duke lënë kështu një dhimbje të madhe pas.

Për nder të humbjes së trajnerit të tij, garuesi John Holiday interpretoi " Fix You " të Coldplay gjatë episodit të së hënës, të cilin ai ia kushtoi Legend dhe Teigen.

 “Jam këtu duke qarë. Kur fola me John Holiday për këtë këngë, i thashë se do të ishte shumë për ne nëse do të japësh një performancë emocionuese dhe ta lesh veten tënde të lire, lëre veten thjesht përjeto emocionin e këngës”, u shpreh Legend.