‘Po nuk u ktheve do të ta pres fytin’, i shpëton burgut shqiptari që përndiqte bashkëshorten rumune

“Do të ta çaj fytin, do të ta hap kokën”. Vetëm sepse kishte refuzuar të shkonte të merrte një palë këpucë. E pastaj fyerjet e përditshme, ofendimet, intimidime të tipit “do t’i thyej dhëmbët, do të të hedh nga dritarja”. Një herë tjetër, në moment zemërimi, e goditi me lodrat e djalit, tashmë 15 vjeç, duke e mbështetur më vonë pas dollapit, me duart në fyt.

Dhunë e përsëritur që nga 2006, për çiftin në Ankona, sidomos më 2016, kur më në fund ajo vendosi ta linte. Që atëherë nisi një persekutim i vërtetë. “Po nuk u kthyet tek unë, do të të “rregulloj” ty e djali përfundon në rrugë”, e kërcënonte. “More vesh, po nuk u ktheve do të ta pres fytin.

Kur ajo i tha që do të njoftonte policinë, e sfidoi: “Provoje, do të të vras ty, policinë, gjyqtarin, të gjithë. Po vura dorë nuk e bëj për të të lënduar, do të vras fare”.

Katër vjet më pas, u dënua me një vit e 8 muaj burg, dënim i kthyer me kusht për 42-vjeçarin shqiptar që ia bëri martesën ferr rumunes 40-vjeçare. Gjykata e Ankonës shpalli fajtor shqiptarin për përndjekje e keqtrajtim në familje, por jo për dhunë seksuale, ndonëse gruaja e kishte akuzuar për marrëdhënie me dhunë, pa miratimin e saj, një herë edhe në sy të fëmijës.

Akuza u rrëzua në momentin kur rumunia, në shkurt 2019, tërhoqi padinë, pas një periudhe në një strukturë mbrojtjeje bashkë me të birin. Raportet mes tyre janë përmirësuar dhe secili ka bërë jetën e vet. Megjithatë, hetimi vazhdoi nga prokuroria. Në këtë mënyrë, 42-vjeçari që rrezikonte burgun, u lira nga akuza për dhunë seksuale, ndonëse u dënua për përndjekje dhe keqtrajtim. Por tashmë është i lirë.