SHMU: Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe të premten

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti i paqëndrueshëm mbi vendin tonë do të vijoj edhe për ditën e nesërme si pasoj e kushteve të paqënrueshme atmosferike që kanë përfshirë jo vetëm Rajonin e Ballkanit por edhe pjesën më të madhe të kontinentit europian.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të ditës si dhe kthjellime e intervale me diell kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën e jugut me intensitet deri mesatar.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Gjatë orëve të pasdites në zonën e jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800metër reshje dëbore. Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – lindje e lehtë deri në orët e mesditës e më pas fiton itensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive deri në 20-25m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 4.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 0°C në relievet malore deri në 8°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 8°C në relievet malore deri në 14-15°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.