Kosova vaksinon policët kundër gripit

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës njoftoi se që nga data 8 dhjetor ka filluar dhe po vazhdon vaksinimin kundër gripit sezonal, për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Ky vaksinonim po realizohet bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe do të realizohet në të gjitha, tetë drejtoritë rajonale policore.

Vaksinimi do të vazhdojë deri më 22 dhjetor 2020.