Shihni supergolat e Paolo Rossit në Kampionatin Botëror të 1982

Sot jo vetëm futbolli italian por dhe ai botëror ishte në zi.

Legjenda italiane Paolo Rossi ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

‘Pablito’ udhëhoqi ekipin kombëtar italian në fitoren e Kampionatin Botëror të vitit 1982.

Ish sulmuesi i Milanit dhe Juventuesit gjithashtu fitoi dhe Topin e Artë në ’82.

‘E bëra Brazilin të qajë’ shkruan ndër ë tjera Rossi në librin e tij autobiografik që e publikoi disa muaj më parë.

Ndërsa në videon e mëposhtme janë 6 supergolat që ai shënoi në Kampionatin Botërore të Spanjës, ku mjeshtërie dhe saktësia e tij janë të pakonkurueshme.