FOTO virale tregon qartë zemërimin dhe revoltën e të rinjve

Dje në Shqipëri u zhvillua një nga protestat më të sinqerta dhe më të karikuara me zemërim dhe revoltë në 30 vite post-komunizëm.

Të rinjtë shqiptarë u derdhën në rrugë për të protestuar kundër vrasjes së një 25-vjeçari nga policia.

Protesta është vlerësuar nga qindra e mijëra qytetarë në rrjetet sociale. Sipas tyre, të rinjtë shqiptarë po reagojnë si qytetarë të denjë.

Për të shpjeguar se sa e madhe është revolta e të rinjve, shërben kjo foto virale e agjencisë Reuters. Në foton e Florion Gogës shihet një i ri i zemëruar. Ai është shoku i viktimës, Klodian Rasha. Ata ishin bashkë atë natë. Miqtë e Klodianit thanë se ai nuk kishte asnjë shans të mbante armë.