Cozman tregon problemet shëndetësore/ I nënshtrohet operacionit për të disatën herë

Reperi Cozman u kthye në qendër të vëmendjes së fundmi, pas një postimi që ai ndau me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit, ku Cozman tha se po i nënshtrohet një operacioni.

Madje, reperi tregoi se ky do të jetë i fundit ndër disa që ka kryer, po duke mos treguar arsyen e këtyre operimeve.

“Sot është operimi im i fundit dhe e përfundova”, shkruan ai teksa shihet i shtrirë dhe me maskë në spital.

Me sa duket, problemet shëndetësore janë arsyeja pse artisti është distancuar nga prurjet e reja muzikore.