Boll më!/ Bardhi: Rama vazhdon shopping-un në New York, nuk gjeti kohë të dënojë vrasjen e Klodianit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar edhe njëherë dhunën e policisë ndaj qytetarëve e cila konkludoi me vrasjen nga policia të Klodian Rashës, ndërkohë që Rama shfaqet qendrat tregtare të Neë York, duke bërë shoping.

‘Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë.

Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut.

Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!’