Maqedoni e Veriut kapërcen mbi 2 mijë viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 46 viktima dhe 504 raste të reja nga Covid-19.

Sipas autoriteteve, qyteti më i prekur vijon të mbetet Shkupi me 174 infeksione ditore.

Lajmi i mire është se 731 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në afro 70 mijë, kurse i viktimave 2023.