Racizmi në PSG-Basaksehir/ Ja çfarë dënimi parashikon rregullorja për arbitrin e katërt

Arbitri i katërt rumun, Sebastian Costantin Coltescu, i cili po hetohet për përdorim të fjalëve raciste në ndeshjen e djeshme PSG-Basaksehir në Ligën e Kampioneve, rrezikon minimalisht të pezullohet 10 ndeshje.

Rregullorja disiplinore e UEFA përcakton në nenin 14-të thotë se “çdo individ që cenon dinjitetin njerëzor të dikujt në aspekt gjinor, racial, fetar, ngjyre, besimi, prejardhjeje etnie, orientimin seksual, përjashtohet minimalisht me 10 ndeshje”.

Ditën e sotme, UEFA ka ngritur një komisionin të posaçëm që do të hetojë incidentin e ndodhur dje ku Koltesku ofendoi me fjalë raciste zv/trajnerin e Basaksehirit, Pier Vebo.

Skuadra turke braktisi ndeshjen në shenjë proteste.