Ekzekutimi i 25 vjeçarit/ Salijani: Dorëheqja e ministrit nuk mjafton! Qeveri tentoi të fajësojë viktimën

Ish deputeti i PD-së Ervin Salijani ka kërkuar drejtësi të plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetëror të tentativës për manipulimin e ngjarjes.

Në postimin e tij në Facebook, Salijani ka theksuar se ‘vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, pasi qeveria tentoi të fajësojë viktimën’.

Postimi i plotë i Ervin Salijanit:

Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes! Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën!

Duhet drejtësi!