", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/09/auto_ferragni-fedez-masks-italy-covid-191607532837.jpg", "width": 900, "height": 564 } }

Çifti i famshëm italian shpallen personazhet e vitit, falë koronavirusit

Çifti i famshëm italian, Chiara Ferragni dhe Fedez janë shpallur personazhet e vitit në Itali, nga “Vanity Fair”.

Ky vendim është marrë nga stafi drejtues editoral i revistës së mirënjohur, duke marrë në konsideratë impaktin e madh të tyre  gjatë gjithë periudhës së pandemisë. 

Blogerja dhe reperi i famshëm kanë përdorur platformat e tyre në rrjetet sociale, ku numërojnë së bashku me miliona ndjekës, për të ndërgjegjësuar popullatën dhe për të shpërndarë informacione të vlefshme, në lidhje me Covid-19. 

Në vendimin për t’i dedikuar kopertinën çiftit Ferragnez, drejtori Simone Marchetti u shpreh :

“Ne zgjedhim t’ja dedikojmë kopertinën tonë atyre për shumë arsye: ndikimin që ata kanë, angazhimin që kanë treguar, aftësinë për të përdorur mënyrat e reja të komunikimit, vetëdija politike dhe civile që po zhvillojnë”, .

Dy ditë më parë, komuna e Milanos u dha titullin “Ambrogino D’oro”, si mirënjohje për kontributin e tyre, në ndihmë të komunitetin.

Chiara dhe Fedez jo vetëm kanë ndërmarrë dhe promovuar fushata ndërgjegjësuese, por edhe kanë mbledhur fonde bamirësie për një njësi të re të kujdesit intensive në spital, si për ushqime për familjet në nevojë.

 

 

View this post on Instagram

A post shared by Vanity Fair Italia (@vanityfairitalia)